Rriten rastet e dhunës në Lezhë, më të prekura shtresat në nevojë, 15% burra të pajisur me urdhër mbrojtjeje

Aktualitet | 11 muaj më parë

Dhuna me bazë gjinore po rritet në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit po trajtohen 100 raste, një rritje që lidhet edhe me ndërgjegjësimin në rritje për denoncimin e dhunës.

Më të prekura mbeten shtresat në nevojë, ku dhuna shpesh nis në formë digjitale dhe më pas shndërrohet në fizike, ndërkohë që edhe disa burra kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje.

“Shumica e rasteve na vijnë nga gratë vulnerabël, familjet me probleme ekonomike, por kemi edhe familje intelektuale që janë me urdhër mbrojtjeje, sidomos disa familje që janë në proces divorci,” tha Marte Fetaj, drejtoreshë e Shërbimit Social, Bashkia Lezhë.

Përmbyllja e Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore u shënua me një aktivitet sensibilizues, ku u përcollën mesazhe kundër këtij fenomeni.

Gjatë këtyre 16 ditëve, qyteti u përfshi nga veprimtari që synojnë denoncimin e çdo forme dhune, me qëllim identifikimin e hershëm dhe ndërhyrjen në kohë, për të shmangur agravimin e situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme