Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në Kongresin Amerikan, takime me republikanë e demokratë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ndalur për takime në institucionin më të lartë ligjvënës, Kongresin Amerikan.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë detaje nga agjenda e tij në Uashington. Ai theksoi se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë të diskutojë me përfaqësues të rëndësishëm të politikës amerikane, duke përfshirë ligjvënës nga të dyja kampet, republikanë dhe demokratë.
Krahas takimeve, Bardhi ka përcjellë edhe një mesazh mbi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan. SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA,” shkruan kreu i grupit të PD.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







