Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ certifikon listën e votuesve

Kosovë | 11 muaj më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e certifikimit të listës votuese për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025. Kjo listë përfshin qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, si dhe ata që janë regjistruar për të votuar jashtë kufijve të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sipas të dhënave të certifikuara, numri total i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2,076,290 votues.

Nga ky total, 1,999,205 votues do të mund të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 77,085 votues janë regjistruar për të votuar në diasporë. Elezi theksoi se kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se lista e përdorur gjatë zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit 2025.

Procesi zgjedhor brenda Kosovës do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime. Nga këto, 910 qendra do të jenë për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime, ndërsa në 38 qendra (një për çdo komunë) do të mundësohet votimi me kusht, duke përfshirë gjithsej 57 vendvotime.

KQZ-ja ka marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të sigurt dhe të organizuar, për t’u mundësuar të gjithë qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës më 28 dhjetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme