Kombëtarja e Futsallit do të luajë dy miqësore kundër Turqisë me 17 dhe 18 dhjetor

Kombëtarja | 11 muaj më parë

Kombëtarja e Futsallit do të luajë dy ndeshje miqësore këtë muaj. Më 17 dhe 18 dhjetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojnë dy takime miqësore kundër Turqisë.

Departamenti  i Komunikimit në FSHF bën me dije se takimi i parë është planifikuar të luhet më 17 dhjetor në ora 12:00, ndërsa një ditë më pas do të luhet edhe ndeshja e dytë në të njëjtën orë.

Më 15 dhjetor, kuqezinjtë e Futsallit dhe stafi shqiptar do të udhëtojnë drejt Turqisë ndërsa në ditët në vijim, trajneri Resuli do të bëjë publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida miqësore.

Turqi – Shqipëri , 17 dhjetor, ora 12:00 (CET), stadiumi “Gazanfer Bilge Sports Hall”

Turqi – Shqipëri , 18 dhjetor, ora 12:00 (CET), stadiumi “Gazanfer Bilge Sports Hall”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme