Pep Guardiola i thur elozhe brazilianit Rodrygo: Një lojtar shumë i fortë!

“Çfarë i thashë Rodrygo-s? Që je shumë i fortë. Është një lojtar i një niveli tjetër… ky djalosh është një lojtar i një tjetër niveli. Jam i kqnaqur që është kthyer nga dëmtimi. Është shumë, shumë i fortë”.
Këto janë fjalët e trajnerit Pep Guardiola pas ndeshjes Real Madrid-Manchester City, që përfundoi me rezultatin 1-2. Trajneri spanjoll ka lavdëruar brazilianin, i cili përveç golit të avantazhit për Realin, ishte një rrezik konstant për mbrojtjen e ekipit anglez.

Guardiola nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Rodrygo, i cili është përforlur për një largim të mundshëm nga Real Madrid që pas ardhjes së trajnerit Xabi Alonso. Klubet e Premier League mund t’ia lejojnë vetes të firmosin me një lojtar si ai dhe City mund të jetë një destinacion i mundshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



