Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Mbahet sot (12 dhjetor) seanca paraprake për dosjen “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e sotme pritet që të vendoset nëse kjo dosje do të kalojë për gjykim apo rikthim në SPAK për hetime të mëtejshme.
Pritet që seancën e sotme të paraqiten argumentet e mbrojtjes së kryebahskiakut ERrion Veliaj dhe biznesmenit Gentian Sula.
Në seancën e mbajtur më 2 dhjetor, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj ( i pranishëm për herë të parë në seancë) për më shumë kohë për t’u njohur me aktet.
Gjatë kësaj seance e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij, ndërsa kërkoi që të mos vendosej në kafaz gjatë seancës., Kërkesa e tij nuk gjeti mbështetjen e gjyqtares e cila theksoi se një gjë e tillë nuk parashikohet në lig.
Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




