Ligji për sponsorizimet/ Taulant Balla: I domosdoshëm për cilësinë e sportit dhe artit në vend!

Futboll Vendi | 11 muaj më parë

Në seancën e radhës plenare kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përfituar edhe një herë nga rasti për të diskutuar mbi miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për sponsorizimet në sport.

Në fjalën e tij Balla tha se kampionatet e ndryshme shqiptare humbin shumë në cilësi dhe rivalitet në mungesë të investimeve, të cilat do të ishin edhe më të konsiderueshme nëse do të llogariteshin edhe të ardhurat nga sponsorizimet.

“Nuk do mund të kemi më kampionate futbolli, basketbolli, etj konkuruese nëse biznesit nuk i krijohen mundësi ta mbështesë sportin, artin, etj. Pse ekipet tona nuk ecin përpara në kupat europiane? Shumë e thjeshtë përgjigjia. Duhet mbështetje. Modelet janë”, u shpreh Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme