Gjekmarkaj ofron dorëheqjen si nënkryetar i PD, Berisha nuk e pranon, zbardhet debati në mbledhjen e Kryesisë

Politikë | 11 muaj më parë

Mbledhja e tensionuar e Kryesisë së Partisë Demokratike këtë të shtunë është shoqëruar me një akt të papritur nga një prej figurave kryesore të saj. Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij drejtues gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura. Lajmi është konfirmuar për rtsh. al nga një anëtarë i kryesisë së PD-së, pjesëmarrës në mbledhje.  

Burime nga brenda mbledhjes kanë konfirmuar se gjesti i Gjekmarkajt erdhi si një reflektim moral lidhur me çështjen e shumëdiskutuar të ditëve të fundit: firmosjen nga deputetët demokratë për kandidimin e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

Sipas informacioneve, Gjekmarkaj e ka cilësuar dhënien e firmave si një gabim politik dhe dorëheqjen e ofroi si një akt ndjese ndaj demokratëve dhe strukturave të partisë.

Megjithatë, kërkesa e tij nuk është pranuar nga anëtarët e Kryesisë dhe drejtuesit e tjerë të partisë.

“Ofroi dorëheqjen, por nuk u pranua. Ishte gjest më shumë,” citon rtsh.al mesazhin e anëtarit të kryesisë së PD-së.

Pas diskutimeve, dorëheqja është refuzuar unanimisht, duke bërë që Agron Gjekmarkaj të vijojë të mbajë funksionin e nënkryetarit të Partisë Demokratike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme