Humb jetën aksidentalisht fermeri në Libofshë të Fierit, përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë
Një aksident gjatë punës i ka marrë jetën një fermeri në fshatin Libofshë të Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 dhjetor), teksa viktima po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur fermerin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
“Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




