Kane në ndjekje të një tjetër rekordi, synon të jetë bomberi më i mirë i Bundesliga-s për lojtarët mbi 30 vjeç

Gjermani | 11 muaj më parë

Ende nuk dihet nëse rekordet ndjekin Kane apo është lojtari që ndjek ato. Deri më tani vetëm një gjë është e sigurt, bomberi anlgez është një garanci golash për Bayern-in.

Falë regjimit dhe disiplinës në jetën e tij private, bomberi anglez ka mundur që të kthehet në një fenomen në kampionatin gjerman edhe pse mbërriti në Mynih vetëm në moshën 30-vjeçare.

Deri më tani ai ka shënuar plot 79 gola në Bundesliga duke u bërë kështu sulmuesi i gjashtë më mirë i kampionatit për lojtarët, të cilët kanë kaluar të 30-at. Ai mban këtë vend me sasi të njëjtë golash sa edhe Anton “Toni” Polster.

Kane-t i mungojnë shumë pak gola për t’iu bashkuar pesë sulmuesve më të mirë të historisë së Bundesliga-s, të cilët kanë mundur që të festojnë edhe pasi kanë fikur 30 qirinjtë në tortë.

Vendi 5: Michael Preetz – 84 gola

Vendi 4: Claudio Pizarro – 94 gola

Vendi 3: Ulf Kirsten – 106 gola

Vendi 2: Manfred Burgsmüller – 117 gola

Vendi 1: Robert Leëandoëski – 132 gola


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme