Konkursi mbarëkombëtar “Niko Nikolla”, humori letrar bashkon autorë në Korçë

Kulturë | 11 muaj më parë

Edicioni i tretë mbarëkombëtar i Konkursit të Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla” është çelur në qytetin e Korçës, me Teatrin “Andon Zako Çajupi” si mikpritës të këtij aktiviteti kulturor.

Për dy net me radhë, 31 autorë të prozës, poezisë dhe komedisë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës bashkohen përmes humorit.

Pjesë e konkursit ishte edhe aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, i cili vlerësoi këtë kompeticion, duke theksuar se humori është një nga zhanret më të vështira të artit.

Krahas letërsisë humoristike, në hollin e teatrit janë ekspozuar edhe karikatura me mesazhe sociale dhe aktuale.

Konkursi u hap zyrtarisht, ndërsa mbrëmjen e së dielës pritet ceremonia e ndarjes së çmimeve për botimet më të mira humoristike.

Gazetare: K. Koçi             

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme