Milan-Füllkrug, Tare ka arritur një marëveshje me lojtarin

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Milan po përshpejton për Niclas Füllkrug. Kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin gjerman për afatin kalimtar të janarit, gjatë të cilit, siç dihet prej kohësh, menaxhmenti synon të investojë në departamentin e tyre sulmues. Füllkrug nuk është emri i vetëm në radarin e Igli Tares, por ky është aktualisht opsioni më i nxehtë, duke shërbyer si një lloj garancie nëse të tjerët nuk arrijnë të fitojnë terren.

Kjo ndodh edhe sepse është një çështje urgjente. Max Allegri ka nevojë për ndikim në zonën e penalltisë dhe, mbi të gjitha, për gola. Ka gjashtë ndeshje lige për t’u luajtur vetëm në janar, në të cilat lojtari i lindur në vitin 1993 do të ishte shumë i dobishëm.

Lojtari tashmë u ka dhënë përparësi kuqezinjve dhe ka refuzuar oferta të tjera.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme