Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Vijon prej dy javësh bllokimi i aksit rrugor Kakavijë-Janinë. Edhe këtë të martë (16 dhjetor) policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije pas njoftimit të marrë nga pala greke, se do të vijojë bllokimi i këtij aksi nga ora 19:00 deri në orën 22:00 si pasojë e protestës së fermerëve grekë të cilët prej javësh kërkojnë përshpejtimin e subvencioneve të BE-së dhe mbështetje përballë krizës në bujqësi.

Policia Kufitare sqaron se në aksin rrugor Kakavijë-Janinë do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve për emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme