Spalletti do një dhuratë për Krishtlindje, fiksimi i tij është danezi Hojbjerg

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Po afrojnë Krishtlindjet dhe merkatoja e janarit gjithashtu. Drejtuesit e Juventusit janë gati për t’i dhuruar trajnerit Luciano Spalleti një përforcim që ta ndihmojë në garën e Champions-it.

Bëhet fjalë për një goditje, që do ta rriste nivelin e skuadrës bardhezi që të kapë vendin e 4-t. Përparësi ka mesfusha dhe konkretisht një regjisor me kualitet që jetë lider te Juventusi. Administratori Damien Comolli është përqendruar në Francë dhe saktësisht në Marsejë.

Si drejtuesit e Juventusit, ashtu edhe Spalletti, kanë debolesë për Pierre-Emile Hojbjerg. Futbollisti 30-vjeçar, i rritur te Bayern i Pep Guardiolës, vlerësohet për karakterin karizmatik dhe eksperiencën ndërkombëtare. Danezi është një lojtar që i përmirëson ata që luajnë pranë tij.

Juventusi në fakt nuk mund të bëjë çmenduri në merkaton e dimrit, megjithatë Comolli do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për afrimin e Hojbjerg. Danezi konsiderohet gjithashtu një element perfekt për sistemin 3-4-2-1, apo edhe për skemën 4-2-3-1.

Raportet mes Marsejës dhe Juventusit janë të mira, në verë arritën marrëveshjen për Timothy Weah.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme