Fifa Awards, Dembélé shpallet futbollisti më i mirë i vitit

Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembélé fitoi edhe çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.
Për të pranuar çmimin, sulmuesi francez u lidh nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon nesër në finalen e Kupës Ndërkontinentale, dhe përshëndeti të pranishmit: “Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të ekipit, puna e palodhur gjithmonë shpërblehet”.
“Faleminderit familjes sime dhe PSG-së, me të cilët patëm një vit fantastik”, tha ai. “Gjithashtu falënderoj Gianni Infantinon për mesazhin që mora në ditëlindjen time. Shpresoj të kthehem përsëri vitin tjetër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




