Fifa Awards, Wiegman është trajnerja e vitit

Trajnerja holandeze e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur trajnerja më e mirë për femra nga FIFA për herë të pestë, duke vendosur një rekord të ri. Ky çmim vjen pas një tjetër suksesi të madh në një karrierë të jashtëzakonshme.
Wiegman e udhëhoqi Anglinë drejt fitores në Kampionatin Evropian të Femrave 2025, me “Luaneshat” që mposhtën kampionët e botës në fuqi, Spanjën, me penallti, në një finale emocionuese.
Me këtë triumf, holandezja u bë trajnerja e parë që fiton tre tituj evropianë të femrave. Wiegman më parë ka marrë çmimin trajnerja më e mirë nga FIFA në vitet 2017, 2020, 2022 dhe 2023.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



