Rama prezanton projektin e Qendrës së Eventeve në Korçë: Një pol i ri kulturor dhe turistik

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga kantieri i ndërtimit të Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një projekt ambicioz që synon të shndërrojë qytetin në një pol të rëndësishëm kulturor dhe turistik.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama theksoi se kjo qendër do të ofrojë hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë të posaçme për koncerte dhe festivale të mëdha, të cilat do të zhvillohen si në ambiente të hapura, ashtu edhe në mjedise të mbyllura.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga puna për ndërtimin e Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një qendër kulturore, turistike dhe festive me ndikim në ekonominë lokale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky projekt pritet të sjellë gjallëri të re në jetën kulturore të qytetit, duke tërhequr vizitorë dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës përmes turizmit dhe aktiviteteve të shumta festive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme