Rama në Bruksel, takohet me Kaja Kallas

Politikë | 11 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, me praninë e liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian.

Rama është takuar edhe me Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian Kaja Kallas, ku ka dnarë edhe foto nga takimi i tyre.

“Bruksel – me Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Europian”, ka shkruar Rama në një postim.

Gjatë samitit, Kryeministri do të marrë pjesë në seancën plenare me temë “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Seanca drejtohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Samiti synon forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme