Ambasadori Shkurov: Komuniteti shqiptar në Ukrainë vijon të ruajë traditën dhe kulturën

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka rrëfyer për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1 se si komuniteti shqiptar në Ukrainë ka ruajtur traditën dhe kulturën.
I shoqëruar nga këngtarë dhe valltarë nga Ukraina me orgjinë shqiptare, Shkurova theksoi se pothuajse bëhen 4 vite që flitet kudo për luftën në Ukrainë, por përveç luftës Ukraina bart vlera të tilla, si ato që ka ruajtur komuniteti shqiptar që jeton atje.
“Pothuajse për 4 vjet ne po flasim vetëm për luftën dhe për sot do të flasim për diçka kulturore dhe për shpirtin e njerëzve që kanë ardhur nga Ukraina, për shqiptarët që jetojnë në Ukrainë dhe nëpërmjet këngëve dhe valleve përcjellin edhe traditën e dashurinë për këtë traditë.
Dhe sigurisht diplomacia kulturore është shumë herë më e mirë se diplomacitë e tjera sepse ajo është diplomacia që bashkon njerëzit ndërsa pjesa tjetër është ajo që shkatërron. Sigurisht për mua është kënaqësi e madhe që shikoj këtu njerëz të ardhur nga Ukraina që kanë sjellë këngët dhe vallet shqiptare pavarësisht se dinë edhe vallet dhe këngët e Ukrainës” u shpreh Shkurov.
Ambasadori ukrainas bëri të ditur se në Ukrainë ekzistojnë disa fshatra që banohen nga komuniteti shqiptar në Ukrainë.
Sipas Shkurov fshati Karakurt është fshati “ku është përqendruar pjesa më e madhe e disaporës kryesore”.
“Ekzistojnë disa fshatra ku fshati Karakurt është fshati më i madh ku është përqendruar pjesa më e madhe e disaporës kryesore. Një fshat i cili është më i vogël ndodhet nën okupimin e Rusisë, por Karakurti është ai fshati që ka ruajtur më shumë traditat e Shqipërisë.
Është hera e parë që Ansambli dhe banorët e fshatit vijnë në Shqipëri. Dua të shpreh mirënjohjen e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij eventi”, tha Shkurov.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




