Qeveria i kalon Bashkisë Tiranë 188 apartament për menaxhim pasojash nga fatkeqësitë natyrore

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për kalimin në administrim të Bashkisë Tiranë të 188 apartamenteve, të ndodhura në tre ndërtesa banimi (pallate). Vendimi synon menaxhimin dhe shpërndarjen e këtyre njësive, në kuadër të përballimit të pasojave të fatkeqësive natyrore.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Sipas vendimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Bashkinë Tiranë, janë ngarkuar për zbatimin e këtij akti.
Vendimi i plotë
KALIMIN TE BASHKIA TIRANË TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Tiranë të 188 (njëqind e tetëdhjetë e tetë) apartamenteve në 3 (tri) ndërtesa me njësi banimi (pallat), përkatësisht, sipas listës të inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




