Fest 64/ Vikena Kamenica dhe Enxhi Nasufi bëhen “Flakë e Borë”, artistja: Jeta jonë është vetë një kontrast

Muzikë | 11 muaj më parë

Skena e Festivalit të 64-të mblodhi bashkë dy energji të fuqishme vokale në natën e Nostalgjisë. Mezzo-sopranoja e njohur, Vikena Kamenica, një emër që lëviz me lehtësi mes skenës operistike dhe muzikës së lehtë, iu bashkua konkurrentes Enxhi Nasufi për të sjellë hitin e pavdekshëm “Flakë e Borë”.

Performanca e tyre u prit me ovacione, ndërsa vetë Kamenica nuk i fshehu emocionet për rikthimin në këtë skenë që mbart histori.

Në një intervistë të shkurtër me Salsanon, Kamenica theksoi se lidhja e saj me Festivalin është e shumëfishtë, duke e parë atë nga çdo kënd i mundshëm: si garuese, si gjykuese dhe si publik. “Ndjehem shumë e emocionuar dhe festivali është një emocion i veçantë. Jam jo vetëm pjesëmarrëse, anëtare jurie, por edhe shikuese,” u shpreh ajo.

Duke u ndalur te titulli i këngës, Vikena bëri një paralelizëm filozofik mes tekstit dhe realitetit të përditshëm të një artisti, por edhe të çdo njeriu. “Jam flakë e borë… E gjithë jeta jonë është e tillë, si në Festival, në punë, ashtu edhe në shtëpi,” përfundoi Kamenica.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme