Plagosje me armë zjarri në Kukës, dy vëllezër të dyshuar si autorë

Dy pasona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Kukës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në rrethana ende të paqarta, ku të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale A, C, 36 vjeç, dhe S.K 65 vjeç.
Mësohet se njëri prej tyre është goditur me qytën e automatikut, ndërsa tjetri është plagosur me armën e zjarri dhe është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit
Blutë bëjnë me dije se autorë janë dy vëllezërit me iniciale F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë
Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




