Gjueti e paligjshme në lagunën e Nartës, banorët gjejnë gjurmë fishekësh në zonën e mbrojtur
Banorë të zonës së Nartës kanë konstatuar raste të gjuetisë së paligjshme në lagunë, një territor i mbrojtur për shpendët dhe gjallesat e rralla që strehohen aty. Në terren janë gjetur gjurmë të freskëta gjuetie, fishekë, saçma dhe kurthe për kapjen e zogjve.
Menjëherë janë njoftuar strukturat e zonave të mbrojtura, të cilat kanë ushtruar kontrolle dhe kanë lajmëruar policinë.
Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Qarku Vlorë, Martin Gorici u shpreh “Punonjësit janë në terren dhe kanë prishur disa çarqe që janë ngritur nga gjuetarë sporadikë të zonës. Nëse i kapim në flagrancë, bëjmë procesverbalet dhe i referojmë në organet kompetente. Ndërkohë monitorimin e bëjmë të vazhdueshëm së bashku me Policinë e Shtetit.”
Laguna e Nartës mbetet një destinacion i rëndësishëm për biodiversitetin, ndërsa rasti po ndiqet nga policia, pasi gjuetia në këtë territor përbën vepër penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



