Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, makina përfundon në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme (22 dhjetor) në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e kthesës së Vajkanit.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh që udhëtonin në njërin prej mjeteve.
Të dy janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Fiat Panda”. Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




