Moment i artë për sulmuesin shqiptar, Ernest Muçi shënon sërish në Turqi

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Vazhdon forma e shkëlqyer e Ernest Muçit në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol me fanellën e Trabzonsporit në Superligën turke kundër Genclerbirligi. Ky është goli i 7 në 5 ndeshjet e fundit në kampionat për Muçin.

Muçi ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij nga pika e bardhë e penalltisë, por Trabzonspori nuk ka arritur që të evitojë humbjen në këtë transfertë, pasi është mposhtur 4-3 nga Genclerbirligi.

24-vjeçari shqiptar po kalon një moment shumë të mirë në karrierë, pasi ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit në kampionat, 7 gola në 5 takime të luajtura.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme