Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Juristi Neritan Alibali ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar para Kryeministrisë, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për kreun e PD-së, Sali Berisha.
Në emisionin “3D”, Alibali tha se për herë të parë pas shumë kohësh Berisha mori përgjegjësi.
“Protesta sot pati një mesazh shumë të rëndësishëm: marrja e përgjegjësisë së Berishës për herë të parë pas kaq shumë kohësh. Në çdo palë zgjedhje që janë humbur nga PD është thënë ‘vjedhin vota etj.’. Sot Berisha hoqi dorë nga kjo kur tha ‘kush mendon se zgjedhjet mund të bëhen të lira dhe të fitohet kundër Edi Ramës, është naiv. Ramën do ta rrëzojmë me revolta popullore’”, tha ai.
Sipas Alibalit, kjo deklaratë ngarkon Berishën dhe PD-në me një mision politik deri në zgjedhjet e vitit 2027.
“Kjo do të thotë që Berisha ka ngarkuar veten dhe partinë që deri në zgjedhjet e 2027 ta ngrejë popullin dhe do e rrëzojë me revolta. Rezultati i të gjithë atij aksioni politik që do bëjë PD, do jetë një rezultat që do vijë në mënyrë të përshkallëzuar. Mendoj që ky është skenari i PD. Dhe me revoltë,” u shpreh juristi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




