Olta Xhaçka paraqitet në SPAK
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
E pyetur nga gazetarët në hyrje të institucionit, Xhaçka nuk dha asnjë koment.
Deri në këto çaste nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së saj, apo nëse ajo është thirrur në cilësinë e dëshmitares apo për ndonjë tjetër procedurë hetimore.
Gazetarja Lusi Përgjegji, duke raportuar nga ambientet e SPAK, tha se deputetja socialiste është marrë më herët në pyetje edhe për një tjetër çështje, që lidhet me tenderat e zhvilluar gjatë pandemisë në vitin 2021.
“Kanë qenë dy tendera të bërë në kohën e pandemisë, përsa i përket ushqimeve që janë blerë për familjet në nevojë në atë kohë dhe tenderi për maskat, që gjithashtu është hetuar,” u shpreh gazetarja.
Ajo shtoi se ende nuk është e qartë nëse pikërisht këto dy tendera janë arsyeja pse Xhaçka është paraqitur sot në SPAK.
“Ende nuk dihet nëse janë pikërisht këto dy tendera arsyeja pse deputetja Olta Xhaçka është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ” theksoi Përgjegji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




