Caicedo është i shokuar: Po tërhiqem, nuk dua të dëgjoj më për futbollin

Sport | 10 muaj më parë

“Me shumë mundësi do të dal në pension. Nuk kam ndërmend të vazhdoj. Vdekja e Mario Pineidës më ka prekur thellë dhe nuk dua të di më asgjë për futbollin”. Ish-lojtari i Lazios, Felipe Caicedo, shkroi këtë në rrjetet sociale, i tronditur nga vrasja e shokut të tij të skuadrës te Barcelona Guayaquil, Mario Pineida. 33-vjeçari u qëllua për vdekje në rrugë, së bashku me gruan dhe nënën e tij, të cilat gjithashtu u vranë.

“Nuk do të qëndroj te Barcelona. Jam një njeri që jeton momentin. Kur vendosa të vija këtu, e bëra më shumë me zemër sesa me mendje. Nëse do të kisha menduar me kokë, ndoshta nuk do të kisha ardhur”, thotë sulmuesi ekuadorian, i cili nuk është kursyer nga dhuna në rritje që po përgjak vendin e Amerikës së Jugut, i cili tani konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të krimit të lidhur veçanërisht me trafikun e drogës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme