Tragjedi në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën i riu te “Kthesa e Cakranit”

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja fatale ka ndodhur në vendin e njohur si “Kthesa e Cakranit”. Burime paraprake bëjnë me dije për RTSH-24 se një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërkohë që identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur për publikun.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.”, njofton policia.

Paraprakisht raportohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve që çuan në këtë humbje jete. Për shkak të natës dhe pozicionit të aksidentit, u bëhet thirrje drejtuesve të tjerë të mjeteve që qarkullojnë në këtë aks të tregojnë kujdes të shtuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme