Lewandowski largon Arabinë dhe SHBA-të: Dua të luaj ende në nivelet më të larta

“Ka ende kohë për të vendosur. Nuk kam asnjë presion dhe për momentin nuk di as se cilën rrugë do të marr”, – thekson Robert Lewandowski, emri i të cilit është përmendur shumë kohët e fundit në lidhje me merkaton.
Polaku 37-vjeçar do të largohet nga Barcelona me parametra zero, nëse nuk do të rinovojë deri në fund të sezonit kontratën prej 20 milionë eurosh në vit. Ai ka folur hapur për të ardhmen në një intervistë për gazetarin polak Bogdan Rymanowski.
“Nuk flas me trajnerin për interesimin e e klubeve të tjera. Nuk bëhet fjalë për reduktimin e pagës, – ka shpjeguar sulmuesi. – Vendimi varet nga ajo çfarë do të dojë klubi, nga plani sportiv që do të ketë klubi dhe çfarë roli do të kem nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick”.
Për fjalët që e dërgojnë në kampionatin arab, apo në atë amerikan, Lewandowski ka qenë i qartë, duke theksuar se dëshiron kualifikimin në Botëror, La Ligën dhe Championsin. “E di që jam në fazën finale të karrierës sime, por kam ende ambicie të mëdha për të luajtur në nivele të larta”, – u shpreh Lewandowski.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



