Juventusi vendos t’i rritë pagën Kenan Yildiz, rinovim 2-vjeçar për McKennie

Juventusi ka plane serioze për rinovimin e kontratës për dy nga lojtarët e saj, Yildiz dhe McKennie. Për turkun ka shpresa që të arrihet një marrëveshje sa i takon pagës, që është diskutuar gjithmonë, sepse kontrata e tij skadon në vitin 2029.
Ajo që duhet parë ka të bëjë me faktin, nëse propozimi i klubit bardhezi për rritjen e pagës do të konsiderohet i mjaftueshëm nga njerëzit afër Kenan Yildiz, apo jo. Për Juventusin turku është shumë i rëndësishëm, ndaj dhe kërkon ta “blindojë” me një pagë më të lartë, për ta larguar nga klubet e tjera që janë të interesuara për të.

Ka sinjale pozitive dhe për çështjen e mesfushorit amerikan, Weston McKennie, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026. Sipas të gjitha gjasave, lojtari dhe klubi torinez do të bien dakord për një rinovim dyvjeçar të kontratës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




