270 punonjës të Policisë së Shtetit përfitojnë kredi me zero interes, Koçiu: politikë konkrete për stabilitetin familjar

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka vizituar sot familjen e Armandos, punonjës i Policisë së Shtetit, i cili është një nga 270 përfituesit e programit të kredive me zero interes për banesë në strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë vizitës, Koçiu theksoi se trajtimi me kredi të lehtësuar është një politikë konkrete e qeverisë shqiptare, që synon të mbështesë sigurinë dhe stabilitetin familjar të punonjësve të administratës.

“Armando është një nga 270 përfituesit e programit për kreditë me zero interes për banesë, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sot jeton në shtëpinë e re së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij”, shkroi ministrja në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë program si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Këtë vit qeveria ka miratuar 530 kuota për kreditë e lehtësuara për nëpunësit civilë dhe administratën publike, nga të cilat 90 i takojnë Ministrisë së Brendshme.

Programi synon të lehtësojë aksesin në banesa për punonjësit e shtetit, duke u ofruar mundësinë e një jete më të sigurt dhe të qëndrueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme