I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një 42-vjeçar është arrestuar në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, pasi ka bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë detyrës. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, dhe më pas, gjatë kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan municione luftarake.

42-vjeçari A. P. ka penguar qarkullimin e automjeteve gjatë një aktiviteti festiv. Pas njoftimit, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtimin verbal nga ana e tij

Pasi përfunduan veprimet hetimore, policia arrestoi A. P. për disa vepra penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme