Kroos mbron Xabi Alonson: I duhet kohë, por te Reali është pothuajse e pamundur

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Në një intervistë të dhënë, ish-mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos, foli për situatën aktuale te “Los Blancos”, duke mbrojtur trajnerin Xabi Alonso dhe duke theksuar se sa e vështirë është të stërvitësh një klub si Real Madridi:

“Këtu, fiton dhe askush nuk është i lumtur; barazim ose humbet dhe kritikohesh menjëherë. Xabi ka cilësi dhe e njeh mjedisin, por duhet kohë, edhe nëse është pothuajse e pamundur ta kesh në Madrid”, ka thënë mes të tjerash gjermani.

Toni Kroos u transferua nga Bayerni i Mynihut te Reali i Madridit në vitin 2014 dhe luajti për 10 vite me madrilenët, derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2024. Me Realin mesfushori gjerman fitoi 4 LaLiga, 5 Champions League, 5 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa të UEFA-s, 4 Superkupa të Spanjës dhe 1 Kupë Mbreti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme