Hakimi është i disponueshëm,  trajneri i Marokut: Faleminderit PSG-së

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Makthi për Achraf Hakimi ka mbaruar. Mbrojtësi i djathtë i PSG-së është rikthyer pas dëmtimit të tmerrshëm në kyçin e këmbës që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern më 5 nëntor. Hakimi do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës të Marokut në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Trajneri i marokenëve, Ëalid Regragui falënderoi parisienët: “Më lejoni të falënderoj PSG-në. Nëse Hakimi është rikthyer sot, është vetëm falë tyre. Nuk ka asnjë klub në botë që do ta kishte lënë të shkonte Hakimi 15 ditë para Kupës së Kombeve të Afrikës. Nasser Al Khelaifi është një zotëri”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme