Hapet ura e Cenit në Lezhë, u rindërtua nga fillimi, lehtëson trafikun në këtë qytet

Aktualitet | 10 muaj më parë

Pas 3 muajsh punime, Ura e Cenit në Lezhë u hap këtë të hënë për kalimin e këmbësoreve dhe automjeteve, duke i dhënë fund trafikut të rënduar që ishte krijuar në qytet. Kjo urë nuk garantonte kalim të sigurt ndaj u rindërtua dhe zgjerua, me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Përfundimi i punimeve i inspektua nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, sipas të cilit “ky investim është pjesë e një vizioni më të gjerë për riorganizimin e qarkullimit urban dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me synimin që Lezha të përballojë më mirë flukset sezonale, veçanërisht gjatë muajve të verës”.

E pozicionuar në një pikë strategjike, Ura e Cenit shërben si një korridor i rëndësishëm lidhës mes superstradës dhe brendësisë së qytetit, duke përfshirë edhe një zonë me aktivitet të lartë ekonomik. Hapja e saj do të shpërndajë flukset e trafikut dhe të ofrojë një alternativë të nevojshme për hyrje- daljet nga Lezha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme