Schumacher, 12 vite më vonë: Michael është ndryshe, por… është këtu

“Michael është ndryshe, por ai është këtu”. Këto fjalë të Corinna-s(bashkëshortja e Michael) pasqyrojnë jetën në familjen Schumacher. Sot, dymbëdhjetë vjet pas asaj që ndodhi më 29 dhjetori 2013, kur jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Fizioterapia dhe rehabilitimi i përshkojnë ditët e tyre. Ajo që tradhton kalimin e këtyre dymbëdhjetë viteve të ngadalta, të cilat në fund të fundit fluturuan, nuk është trupi i tij, i mbajtur në lëvizje të vazhdueshme nga specialistët, por fytyra e tij.
Dhimbja mbetet e njëjtë, pamundësia për të kuptuar nëse është i vetëdijshëm apo jo, siç e konfirmoi djali i tij, Mick pak kohë më parë, duke theksuar se sa shumë vazhdon të ëndërrojë të jetë në gjendje të ndajë pasionin e përbashkët të babait të tij për sportet motorike. Ai u bë gjysh prillin e kaluar, pasi vajza e tij Gina lindi.
Gjithnjë e më pak njerëz lejohen ta vizitojnë atë, dhe pak deklarata e thyejnë heshtjen e kërkuar nga familja. Për të gjithë ne, imazhet dhe fotot mbeten të Schumit që mbajmë mend. Atij që nuk ekziston më.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




