Zelanda e Re dhe ishujt e Paqësorit festojnë Vitin e Ri 2026 me fishekzjarrë spektakolar

Botë | 10 muaj më parë

Atoli Kiritimati  i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve mirëpriti zyrtarisht Vitin e Ri 2026, duke u bërë vendi i parë në botë që e bëri këtë. Pjesë të tjera të Kiribatit dhe kombet e tjera të Paqësorit do ta presin Vitin e Ri në orët në vijim.

Kur ora lokale shënoi mesnatën, qytetet në Zelandën e Re, Samoa, Tonga dhe Tokelau një territor i varur nga Zelandë e Re festuan me fishekzjarrë spektakolar, drita dhe muzikë.

Qytetarët dhe turistët u mblodhën në rrugë dhe sheshe për të shijuar atmosferën festive, duke ndarë urime dhe gëzim për vitin e ri që sapo kishte filluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme