Adea dhe Sibel, foshnjat e para të vitit 2026, zv.ministrja Tomini shpërndan “Bonusin e Bebes”

Viti 2026 ka nisur me jetë të reja në maternitetet e kryeqytetit. Adea, e lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në “Koço Gliozheni”, janë foshnjat e para që përshëndetën botën në minutat e para të janarit.
Sipas njoftimit për shtyp, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, vizitoi dy nënat e reja për t’i uruar dhe për t’u dhënë çekun e parë të vitit për “Bonusin e Bebes”.
Ky shpërblim financiar është pjesë e programit universal të qeverisë për mbështetjen e natalitetit.
Si ndahet “Bonusi i Bebes”?
Programi, i cili ka mbështetur mbi 245 mijë familje që nga viti 2019, ofron shuma të ndryshme në varësi të numrit të fëmijëve në familje:
40,000 lekë për fëmijën e parë.
80,000 lekë për fëmijën e dytë.
120,000 lekë për fëmijën e tretë dhe pasardhësit.
Për lindjet e shumëfishta, 80,000 lekë për secilin foshnjë në rastin e binjakëve dhe 120,000 lekë për trinjakët.
Zv.ministrja Tomini theksoi se mbështetja e familjeve mbetet prioritet, duke garantuar se politikat sociale do të vijojnë të forcohen për të siguruar një fillim dinjitoz për çdo fëmijë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




