Nga Guardiola te Kompany, Bayern njofton firmën me një ndihmës trajner të ri

Gjermani | 10 muaj më parë

Nga dita e sotme stafit të Kompany do t’i shtohet edhe një tjetër element. Bëhet fjalë për Daniel Fradley, i cili pas eksperiencës me Neë York City FC në SHBA dhe Manchester City në Angli ka vendosur që të transferohet në Gjermani ku do të jetë pjestari më i ri i stafit të Vincent Kompany.

Sipas medieve gjermane ende nuk është bërë me dije se çfarë roli do të ketë Fradley në Mynih. Më parë ai ka punuar si grmbullues të dhënash ndërsa në Angli kishte për detyrë që të analizonte videot e skuadrave rivale.

Kjo lëvizje e Bayern ka gjetur të papërgatitur ambientin e futbollit gjerman pasi pikërisht në mesin e dhjetorit të kaluar, klubi bavarez u zgjati kontratat të gjithë ndihmësve të Vincent Kompany, duke nënshkruar kontrata të reja me René Maric, Aaron Danks, Floribert Ngalua dhe trajnerin e portierëve Michael Rechner. Këtij “ekipi” i shtohet sot edhe eksperienca e 35-vjeçarit anglez, Daniel Fradley.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme