Ngricat dëmtojnë agrumet dhe perimet në sera – Fermerët në Lushnjë: U dëmtuan edhe fidanët e rinj
Ditët e para të janarit kanë sjellë ngrica në territorin e bashkisë Lushnjë. Si pasojë e tyre, janë dëmtuar agrumet dhe perimet në sera. Limonët, mandarinat dhe portokallet kane ngrirë në pemë , ndërsa një pjesë tjetër ka rënë në tokë. Prodhimi ende nuk ishte vjelë pasi fermerët i kishin lënë për ti shitur në fund të janarit.
Fermerët e fshatit Shegas, thonë se kishin dijeni për ditët me temperatura -6 të datave 1,2 dhe 3 janar , ndaj morën masa . Ata dyfishuan mbrojtjen me plastmasë , ndezën disa bombola gazi , madje edhe zjarre brenda serrave, por bimët nuk i shpëtuan nga ngrirja. Dëmi për një dynym serë me domate sipas prodhuesve, llogaritet në 15 milion lekë të vjetra.
“I ftohti na ka bërë shumë dëme sidomos në perime, në kulturën e domates dhe kastravecit”, u shpreh një fermer.
“Dëme kemi në më shumë se 50% te serave”, u shpreh një tjetër fermer.
Fermerët qe kishin serat me domate dhe speca gati për shitje, i kishin lënë për ti vjelë pas datës 10 janar , por ngrica ia prishi prodhimin. Po kështu , temperaturat e ulëta dëmtuan tërësisht edhe fidanët e rinj te sapo mbjellë në sera. Fermerët thonë se pasojat do të jenë afatgjata, pasi deri ne muajin mars- prill ata e kanë të vështirë të përgatisin tokën për mbjelljet e reja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




