Lara Colturi ekskluzivisht për RTSH: Është rezultati më i mirë sezonal në slalom gjigant, jam shumë e kënaqur

Skiatorja Lara Colturi ka folur ekskluzivisht për RTSH në emisionin “Shqipëria mbi Ski” pas përfundimit të garës në Kranjska Gora të Sllovenisë, aty ku 19-vjeçarja zuri vendin e 6-të. Ky është rezultati më i mirë sezonal për Lara Colturin në disiplinën slalom gjigant në Kupën e Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
“Kam flirtuar me podiumin në slalomim gjigant në garat e fundit. Ndihem mirë, jam në formë. Mund të kisha bërë më mirë në zbritjen e dytë, por sërish jam e kënaqur me këtë rezultat, që është më i miri sezonal në slalomin gjigant.
Nuk është e lehtë ti menaxhosh të dyja disiplinat, por ne po punojmë për këtë. Camille Rast po bën shumë mirë në të dyja. Unë kam rezultatet e mia, po punoj fort dhe po rritem shumë. Nesër do të përpiqem që të jap më të mirën në garën slalom”, ka thënë mes të tjerash Lara Colturi për RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




