Rice udhëheq Arsenalin kundër Bournemouth, “blindohet” vendi i parë

Një super Declan Rice udhëhoqi Arsenalin drejt një fitoreje të jashtëzakonshme, 3-2 në fushën e Bournemouth. Vendasit e nisën fuqishëm, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 10-të me anë të Evanilson. Gëzimi i tyre, megjithatë, ishte jetëshkurtër. Pas gjashtë minutash, miqtë barazuan rezultatin me një gjuajtje me të majtën nga Gabriel.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, por talenti i Rice u shpalos në pjesën e dytë: në minutën e 54-të, ai kompletoi rikthimin me një gjuajtje me të djathtën, pastaj në minutën e 71-të, ai shënoi të tretin.
Kuqezinjtë u përpoqën të reagojnë në momentet e fundit, Kroup nga jashtë zonës në minutën e 76-të ngushtoi diferencën, por djemtë e Artetës arritën ta ndalnin sulmin në çerekun e fundit për të siguruar tri pikët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




