Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Përfundon para kohe gara për Lara Colturin në Kranjska Gora

Pritshmëritë për një rezultat pozitiv në garën slalom në Kranjska Gora të Sllovenisë ishin të mëdha, por një gabim në zbritjen e parë, i ka kushtuar shtrenjtë Lara Colturit.
Skiatorja kuqezi është rrëzuar dhe nuk ka arritur që të përfundojë lëshimin (zbritjen) e parë dhe për rrjedhojë nuk kualifikohet për në lëshimin e dytë, duke përfunduar para kohe garën në këtë etapë të radhës së Kupës së Botës në Ski për femra.
Duhet theksuar se 19-vjeçarja nuk ka qenë në formën më të mirë fizike para garës (e sëmurë me grip) dhe ndoshta ky detaj ka ndikuar në këtë paraqitje në pistë.
Trajektorja e pistës ishte bërë nga babai i saj dhe pritej një rezultat pozitiv në Kranjska Gora, por përfundon para kohe gara për Lara Colturin në këtë etapë të Kupës së Botës në Ski për femra, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



