Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Durrësi dhe Lezha zona me risk të lartë përmbytjeje
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka deklaruar se Durrësi dhe Lezha janë zona me risk të lartë përmbytjeje.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës”, të gazetarit Arbër Hitaj në RTSH1 Çoçoli tha se Lezha ia ka dalë deri diku ta menaxhojë situatën por Durrësi mbetet ende problem.
“Në ka zona që kanë rrezik të lartë përmbytje, hiq Lezhën që është rast.. në kohë të Skënderbeut ka pasur përmbytje jo më tani, e dya është Durrësi.
Është një pellg ujëmbledhës shumë i rëndësishëm i vendit, ka afërsinë me detin.
Dhe ka mundësi që të jetë një tokë që merr pak drenazhim për shkak të afërsisë me detin. Durrësi ka mundësi të dalë nga kjo situatë, Lezha për fat ka dalë.
Si ka dalë Lezha? Vetëm nga puna e mirë parandaluese e ekskavatorëve, sidomos ato të Ministrisë së Bujqësisë. E njëjta gjë duhej bërë edhe në Durrës, në Durrës është punuar por jo mjaftueshëm”, u shpreh Çoçoli.
Eksperti i ekonomisë ka theksuar se në këtë rast është përgjegjësia e pushtetit vendor që duhet të marrë masa paraprak për të parandaluar përmbytjet.
“Është pushteti lokal që duhet të thotë; unë këtë rezervuar nuk e kam në gjendje të mirë në momentin kur duhet të jetë nevoja për ujëmbledhje në momentet e shirave të mëdhenj. Kanalet kulluese që është përgjegjësi direkte e pushtetit vendor, edhe Ministrisë së Bujqësisë, por në radhë të parë është pushteti vendor.
Ai duhet që në çdo moment që ta ngrejë zërin, t’u drejtohet strukturave qendrore, vetë Ministrisë së Bujqësisë, që ka këto eskavatorët krahëgjatë, t’i qëndrojë aty që edhe gjatë kohës së thatsirë, kur nuk ka pikë uji, këto kanale duhet të jenë aty për ta na mbrojtur nga përmbytjet nga çfarëdo lloj rebeshi që mund të na bjerë. Këto kanale sot nuk janë 100 për qind të gatishmërisë së tyre”, deklaroi më tej Çoçoli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




