Zhulali në “Trialog”: Maduro kishte paralajmërime dhe sanksione, por i injoroi
E ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, me moderatore Alba Alishani, drejtuesja e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, komentoi zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe reagimet lidhur me situatën në Venezuelë dhe figurën e presidentit Nicolas Maduro.
Zhulali theksoi se ekziston një paradoks i madh kur flitet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që mbrohen të drejtat e një diktatori.
“Kemi një paradoks shumë të madh, flasim për shkelje të drejtave të njeriut. Të plotësosh të drejtat e një diktatori ku pjesa me e madhe e vendeve perëndimore na çon në një paradoks shumë të madh aq më tepër shtohet ky paradoks kur për këtë protestojnë vende si Rusia e cila tentoi të pushtoj Ukrainën jo thjesht të hiqte Zelenskin nga pushteti por të hynte në territor dhe të pushtonte dhe sot janë ende në proces për armëpushim, Kina apo vende të tjera të cilat janë rreshtuar në atë që e kemi cilësuar si boshti i së keqes”, u shpreh Zhulali.
Ajo u shpreh se zhvillimet e fundit që lidhen me Maduron nuk janë një surprizë, por rezultat i një procesi të gjatë paralajmërimesh dhe sanksionesh.
Zhulali kujtoi se në vitin 2024 Maduros iu ofrua një marrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe lirimin e pengjeve amerikane, marrëveshje që ai nuk e respektoi.
Më tej, ajo nënvizoi se gjykatat amerikane kanë ngritur akuza për narkoterrorizëm ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, duke vendosur edhe shpërblim për kapjen e tij nga administrata Biden.
“Kjo që ndodhi me Maduron nuk është diçka që ndodhi si surprizë le të themi se ka një proces që i paraprin këtij momenti sepse Maduro ka marrë shumë paralajmërime përveçse është sanksionuar disa herë. Ju ofrua një lloj marrëveshje në 2024 që Maduro të lejonte të zhvilloheshin zgjedhje të lira dhe të lironte shumë pengje amerikane dhe ai nuk e respektoi marrëveshjen. Më pas gjykatat amerikane akuzojnë atë dhe të shoqen për narkoterrorizëm dhe u vu një shpërblim për kokën e tij nga administrata Biden”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




