Moti i keq në Pogradec, kryebashkiaku: Fryrja e lumenjve krijoi problematika në Verdovë dhe Rëmenj

Aktualitet | 10 muaj më parë

Shirat e dendur, problematikat më të mëdha në Pogradec, i kanë shkaktuar në zonën e Vërdovës, Rëmenjit për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.

Kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli, ka bërë me dije se ndërhyrjet janë përqendruar kryesisht në rrugën e Njësisë Administrative Dardhas, e cila është shembur në një nga segmentet e saj, duke penguar qarkullimin e mjeteve. Ekipet po punojnë për rikthimin e kalueshmërisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Reshjet e dendura kanë krijuar probleme, strukturat kanë qenë në terren. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në të tre lumenjtë duke prekur Verdovën dhe fshatin Rëmenj”, tha Xhakolli.

Paralelisht, tha kryebashkiaku po kryhen punime edhe në lumenjtë e qytetit, Verdovë, si dhe në fshatin Rëmenj, zona ku problematikat kanë qenë më të theksuara si pasojë e prurjeve të shumta të ujërave.

Bashkia e Pogradecit siguron se situata po monitorohet në vijim dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballuar çdo zhvillim të mëtejshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme