Garancitë e sigurisë mbi Ukrainën-Turqia shprehet e gatshme të marrë drejtimin detar dhe ajror

Botë | 10 muaj më parë

Sinan Ülgen, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Politike të Jashtme të Turqisë (EDAM) ka deklaruar se Turqia është e gatshme të marrë udhëheqjen në dimensionin detar të garancive të sigurisë për Ukrainën.

Sipas tij, Turqia është e gatshme të marrë udhëheqjen e dimensionit detar të këtyre garancive të sigurisë, dhe kjo është e kuptueshme duke pasur parasysh pozicionin e saj, faktin që ajo zbaton Konventën e Montreux.

Ülgen vuri në dukje gjithashtu se aktualisht nuk ka diskutime specifike për dërgimin e ushtarëve turq në territorin ukrainas.

“Mendoj se negociatat janë pak të paqarta se kush do të jetë i gatshëm, nën çfarë kushtesh, nëse do të ndodhë para një marrëveshjeje apo pas saj. Por megjithatë, në përgjithësi, Turqia është e gatshme të kontribuojë në atë paketë garancish sigurie, kryesisht përmes dimensioneve detare dhe ajrore në këtë fazë”, tha drejtori i EDAM.

Sipas tij, edhe pse vende të tjera mund të jenë të përfshira në ofrimin e garancive të sigurisë, Shtetet e Bashkuara do të luajnë rolin vendimtar.

Pas takimit të djeshëm të Koalicionit të Vullnetshëm në Paris, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se fundi i luftës dhe vendosja e një paqeje të qëndrueshme janë mjaft afër.

Pas takimit në Paris nuk u shpallën plane specifike ushtarake, por Turqia kishte treguar më parë gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për komponentin detar të garancive të sigurisë për Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme