Reshjet dhe përmbytjet/ Avdalli: Sot nis pastrimi i 3 akseve rrugore në qarkun Gjirokastër me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes

Aktualitet | 10 muaj më parë

Përgjegjësi për Emergjencat Civile në qarkun Gjirokastër, Edmond Avdalli, deklaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” se ditën e sotme do të nisë pastrimi i tri akseve rrugore rurale në qark, me ndihmën e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Avdallit, situata e përgjithshme paraqitet më e qetë krahasuar me një ditë më parë, pasi reshjet e shiut kanë ulur ndjeshëm intensitetin.

“Përgjithësisht situata ka qenë e qetë. Reshjet e shoiut kanë ulur intensitetin krahasismisht me një ditë më parë. Sot dita ka nisur pa reshje. Ka prezencë të reshjeve të borës në lartësinë mbi 1500 metër.

Aktualisht në qarkun Gjirokastër, bashkia gjirokastër është më e prekura. Sot me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, do nisë pastrami i 3 akseve rrugore rurale. Gjirokastër-Tepelenë ka pasur problem edhe gjatë natës, aktualisht është i kalueshëm me një kalim në Shkallën e Zezë.  Autoritetet janë prezente” u shpreh ai.

Bashkia Gjirokastër mbetet zona më e prekur në qark. Aksi rrugor Gjirokastër–Tepelenë ka paraqitur problematika edhe gjatë natës, por aktualisht është i kalueshëm, megjithëse me një kalim të ngushtë në zonën e Shkallës së Zezë. Autoritetet ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën.

Avdalli theksoi se lagjet e poshtme të qytetit kanë pasur prurjet më të mëdha të ujit, ndërsa në disa zona ka pasur prezencë të gurëve, inerteve dhe dherave të sjella nga përrenjtë malorë. Ai sqaroi se disa pallate janë përballur me problematika dhe disa banorë janë evakuuar për arsye sigurie.

“Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Deri në këto momente po përballemi me problematikat që sjellin përmbytjet”, theksoi Avdalli.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme