Rriten prurjet në HEC-et Ulëz dhe Shkopet, hapen portat e shkarkimit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet ujore në hidrocentralet Ulëz dhe Shkopet, duke detyruar autoritetet të hapin portat e shkarkimit.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht nga këto dy hidrocentrale po shkarkohen rreth 700 metra kub ujë në sekondë, çka ka sjellë rritje të nivelit të lumit Mat. Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri tani nuk raportohet për probleme apo rrezik për zonat e banuara përreth.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se prurjet rriten më tej.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme